Flash

Rama njoftim për studentët: Nga nesër...

Lapsi.al 13 January 2019
Rama njoftim për studentët: Nga nesër...

Edi Rama njoftoi në Twitter se nga nesër përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve.

Sipas kryeministrit, qëllimi i vendosjes së këtyre përfaqësuesve do të jetë për të asistuar studentët që duan shpjegime lidhur me VKM mbi tarifat dhe bursat brenda janarit.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët?”, shkruan Rama në “Twitter”.

Rama Twitter

Prej disa ditësh studentët janë ngujuar brenda disa prej godinave të fakulteteve në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre duke mos lejuar zhvillimin e mësimit, ndërkohë që kryeministri Rama publikoi më 26 dhjetor vendimet e qeverisë për studentët të përmbledhura të gjitha në Paktin për Universitetin. Bëhet fjalë për 11 VKM dhe 4 urdhra që sipas kryeministrit adresojnë të gjitha kërkesat e studentëve që nga tarifa e studimit, nga investimet në infrastrukturë tek buxheti e me radhë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI