Flash

Punësim për studentët në Gjermani, si të aplikoni

Lapsi.al 13 January 2019
Punësim për studentët në Gjermani, si të aplikoni

Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një njoftim me interes për studentët shqiptarë, për punësim sezonal në Gjermani për vitin 2019.

Në një mesazh në Facebook, ambasada gjermane shkruan: “Punësimi sezonal për studentët shqiptarë në Gjermani për vitin 2019! Këtu gjeni 4 hapat që u nevoiten studentëve shqiptarë për të aplikuar për punësim sezonal. Afati i fundit është 31 janari 2019.

4 hapa për studentët që dëshirojnë të aplikojnë për punësim sezonal në Gjermani: 

1)  #LEXO me vëmendje fletën e informacionit

https://drive.google.com/open…

2)  #SHKARKO dhe #PLOTËSO elektronikisht formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti/Shkolla Profesionale

https://drive.google.com/open…

https://drive.google.com/open…

3)  #FOTOKOPJO pasaportën dhe lejen e drejtimit, nëse zotëroni këtë të fundit

4)  #DORËZO dokumentat origjinale pranë DIMAK Albania deri më 31.01.2019 ora 16:00

Për më shumë informacione, ambasada sugjeron që studentët t’i drejtohen: DIMAK Albania. Dimak është Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë

DIMAK është një prej komponentëve të Programit Global “Migracion për Zhvillim” (PME), i cili financohet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) në disa vende të përzgjedhura partnere. PME është një program i Qendrës për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM), një bashkëpunim ndërmjet Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Qendrën për Ndërmjetësimin me Jashtë dhe atë Profesional (ZAV), një organ i Agjencisë Federale të Punësimit (BA).

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI