Flash

Prova, Rama qëndron pas dhunës tek studentët

Lapsi.al 13 January 2019
Prova, Rama qëndron pas dhunës tek studentët

Dhuna e paprecedentë ndaj studentëve protestues në fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut duket se e ka zanafillën pak më sipër policëve gjaknxehtë që janë filmuar teksa fyejnë e godasin studentë brenda ambienteve universitare.

I vënë përballë krahasimit me Ramiz Alinë tek Arian Çani, se as lideri i fundit komunist nuk kishte lejuar goditjen e studentëve brenda auditoreve, Edi Rama i quajti ata zaptues të Universitetit. Kryeministri vazhdoi duke shtruar pyetjen se pse nuk duhet të preken studentët, për ti dhënë vetë përgjigje më pas.

"Ça janë ata? Kush janë ata?" - u shpreh kryeministri. Ky targetim i studentëve si zaptues përbën provën e implikimit indirekt të Ramës në dhunën ndaj tyre.

Edhe rrahja e studentëve nuk mund të kryhej pa ndjekur një procedurë zyrtare. Mësymja e forcave të rendit brenda universitetit nuk mund të bëhet pa kërkesë ose leje nga drejtuesi i universitetit. Çdo ndërhyrje tjetër do të ishte në kundravajtje me ligjin.

Dhe policia e kishte në dorë kërkesën. Kërkesë e shkuruar nga Administratori i Univeristetit të Tiranës, Skerdi Dafa. Një militant i PS-së, që më parë ka shërbyer si drejtor tatimesh në Elbasan.

Image

Deklarata e Ramës tek Çani përbën hallkën e parë të munguar të zinxhirit të dhunës ndaj studentëve. Militani i tij në krye të UT-së dhe policia po përdoren si kamxhik mbi studentët.

Në rastin më të mirë, dhuna e policisë ndaj studentëve është një neglizhencë dashakeqe e kryeministrit. Në të kundërt, kemi një kryeministër që kur vendos të quajë dikë zaptues, përdor të gjitha format, edhe një pseudo-drejtues të pavarur istitucioni arsimor, për të goditur 20-vjeçarë në të drejtën e tyre.

©Lapsi.al 

https://youtu.be/d4tSNFIBnwA

https://youtu.be/Di2UTHywGPs

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI