Flash

Grabitja e dhunshme e biznesmenit në Shkozet, shoqërohen 5 persona

Lapsi.al 13 January 2019
Grabitja e dhunshme e biznesmenit në Shkozet, shoqërohen 5 persona

Pas grabitjes së banesës së biznesmenit mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, 5 persona janë shoqëruar në polici. Personat e maskuar kishin vënë nën gjurmim biznesmenin Elton Kelmendi gjatë kohës që kishte dalë  për kafe me djalin.

Para se të hynin brenda shtëpisë, tre maskat i kanë zënë prit biznesmenit tek porta e banesës dhe më pas kanë hyrë në ambientet e shtëpisë duke lidhur familjarët.

Pasi arritën të merrnin sasinë e parave, rreth 10 mijë euro,të maskuar dhe të veshur me uniforma policore, tre grabitësit kanë marrë me vete për disa kilometra edhe djalin e familjes, por më pas e kanë lënë të lirë duke ia mbathur në drejtim të paditur.

Arratisja e tyre është ndihmuar edhe nga errësira, ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët terrorizuan të gjithë familjarët e biznesmenit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI