Flash

"Ferri racist", pika ku United insiston të rrëmbejë Koulibaly

Lapsi.al 13 January 2019
"Ferri racist", pika ku United insiston të rrëmbejë

Në Manchester janë të sigurtë: Kalidou Koulibaly është objektivi kryesor i verës për United. Red Devils do të bëjnë një ofertë shumë të rëndësishme për Napoli për "ti dhënë fund ferrit racist" që ka përjetuar si lojtar në Serie A. Kjo është pika ku United shpreson ta bëjë mbrojtësin senegalezë për vete në një tratativë ku vullneti i lojtarit mund të jetë deciziv.

Lajmin e ka bërë publik Mirror, që shkruan me siguri të madhe, duke folur për dëshirën e lojtarit të Napoli për ti dhënë fund diskriminimit racist që e persekuton ndonjëherë në stadiumet italiane, si në transfertën e fundit kundër Inter. Një pretekst i fortë, ose i forcuar nga tabloidi anglez, por ajo që në Mbretërinë e Bashkuar e japin të sigurtë, është se, duke përfituar nga dobësia e momentit, Manchester United beson se ka në duart kartën fituese për të bindur Koulibaly të largohet nga Napoli.

"Manchester United është gati ti japë fund ferrit racist të Koulibaly" shkruajnë anglezët e nëse 95 milionë euro u refuzuan nga De Laurentiis në verën e kaluar, në fund të sezonit gjërat mund të shkojnë ndryshe, nëse do të jetë lojtari që kërkon ikjen.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI