Flash

Ngujimi i studentëve: Dera me zinxhirë, ushqimet i futem nga dritarja e banjos (VIDEO)

Lapsi.al 12 January 2019
Ngujimi i studentëve: Dera me zinxhirë, ushqimet i futem nga dritarja

Studentët vazhdojnë protestën tashmë duke u ngujuar brenda fakulteteve të tyre. Kështu e kanë kaluar natën të ngujuar studentet e Drejtësisë, të Ekonomisë dhe të Arkitekturës. Mbrëmjen e djeshme u njohëm me shqetësimin e studentëve për mënyrën se si po vepron policia private. Ndërsa mëngjesin e sotëm një prej studentë të ngujuar tek Arkitektuara tregon se nata ka qenë shumë e vështirë për ta.

Studenti: “Duke qenë se studentët kanë vazhduar me bojktotin , në një moment rojet kanë mbyllur derën me zinxhirë. Studentët kanë refuzuar të dilnin në një moment kur policia private është futur, ka patur një përplasje mes policisë private dhe studentëve.

Studentët nuk kanë patur ushqime përveç makinetave. Kanë qenë një grup qytetarësh që kanë sjellë ushqime, nuk na kanë lejuar. Kemi shfrytëzuar momente qetësie dhe i kemi futur ushqimet nga dritaret e banjove. Është jashtë mase e vështirë që të ngrohet fakulteti.

Prindërit janë motivues, por edhe me atë frikën e prindërit ti e di vetë, por kujdes”, u shpreh studenti për News 24.

Të këshilluara

Moti për fundjavën, ulen sërish temperaturat

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.Kjo situatë do të dominojë në të gjithë vendin, ku më të dendura vranësirat mbeten në...

08:50

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI