Flash

Ra Gent Cakaj... e u pamë

Lapsi.al 12 January 2019
Ra Gent Cakaj... e u pamë

Migjen Kelmendi/ Nji ide shume fisnike, dashamirese, vizionare e Kryeministrit te Shqipnise Edi Rama dhe keshilltarit te tij te pashpallun, Baton Haxhiu, qe t’u jipet shansi emnave te ri prej Kosove, me pregaditje profesionale dhe ekspertize shkencore, me qene pjese e kabinetit te tij qeveritar dhe ma na ofrue e krijue te gjithe neve emocionalitetin e nji hapsine te perbashket e te njajtesueme politike, perfundoi ashtu edhe si mund te pritej, me nji drame te paralajmerueme.

Nuk ka qene zor me parapa se me flijue dhe me fut nji djal dhe nji çike te re ne rolin e stervitesave mbrenda kafazit me ‘kafshet politike’ te Shqipnise sot, se kane me qene ‘te çkyem’ dhe ‘ushqim’ per orekset dhe pangopesine e tyne destruktive.

Se Shqipnia sot asht nji arene korpusesh e armatash politike qe jane gati me i kap armet e me kall edhe njihere Shqipnine per pushtet, si ne vitin ’97, nuk ka qene zor me e pa.

Po cila asht drama, qysh u ba me e fut Gentin ne kete kafaz me keta Zoon Politicon te Shqipnise?

Gent Cakaj u ba emni dhe protagonisti, i cili ndihmoi me u ballafaque taboret tona politike, ne Tirane e ne Prishtine, me te verteten e akullt dhe te vrazhde se – kjo s’asht nji hapsine politike.

Nuk u cenue asnji fije as figura e as emni i Gentit, po u cullakue e u pa vrazhdesia e luftes politike sot ne Shqipni dhe lehtesia e padurueshme e kryeministrit Rama me u sill e me veprue mbrenda ketij realiteti a thue se po vepron mbrenda nji hapsine tashma te ndertueme e te njajtesueme politike Kosove-Shqipni.

Idea fisnike e Rames dhe Haxhiut se Kosova dhe Shqipnia munden me veprue e funksionue si Nji Hapsine Politike asht dhe mbetet vetem nji ambicie, nji deshire, tash per tash e larget. E deshmon Genti, e aq ma shume Ilir Meta me çarshine politike te Tiranes.

Jo vetem akti final dhe i turpshem (me argumentim edhe ma te turpshem e politikisht amatoresk) i Presidentit Ilir Meta, po edhe debati, sulmet, urrejtja ne pazarin politik te Tiranes ndaj dy politikaneve te ri prej Prishtine, ato akte qe jepnin e merrnin me racizmin si te kualifikimi – “Genti s’flet shqip as anglisht mire” (sic!) – krejt kjo hallakame dhe piskame qe u çue mbrapa nji djali te ri, ndihmon me u perballe me te verteta ma te medhaja:

Se Kosova e Shqipnia ende nuk jane Nji Hapsine Gjuhesore; nuk jane Nji Hapsine Kulturore; e lene ma Nji Hapsine Politike.

Edi Rama, para se me nis prrallen e Nji Hapsine Politike, ka qene dashte me i kushtue shume ma teper resurse, kohe e njerez krijimit dhe njajtesimit ma s’pari te Nji Hapsine Gjuhesore dhe Kulturore, e mandej me i hy ambicies per Nji Hapsine Politike.

Miqesia e Rames dhe Haxhiut, e cila me gjase po prodhon emocionalitet ma te madh sesa keta dy munden me trete – se Kosova e Shqipnia jane Nji Hapsine Politike – u thye mbi emnin dhe figuren e nji djali, i cili u dasht me vetflijim me i binde keta dy dhe tane neve – se idea e Nji Hapsine Politike asht vetem ide. Sado reale dhe e sinqert qe mundet me qene miqesia e ketyne dostave dhe deshira e tyne dhe e jona qe kjo hapsine me funksionue e njajtesueme.

Po them, ra Genti e u pame…u pame sa larg jemi, ngujue ne realitetet tona dekorue me ‘kafshe politike’ e kafaze!

Rokum.tv

Të këshilluara

Proteston, prandaj ekziston

Protesta e studentëve është më së pari protestë për rrëzimin e ligjit të arsimit, së dyti rrëzim i tarifave të marrëzisë së masterit, së treti rrëzimin e idesë ...

08:28

Liria pa barazi është diktaturë

Rendi i vjetër u përmbys me premtimin për një jetë më të mirë për të gjithë. Liberté, égalité, fraternité - ishin tre parimet mbi të cilat u themelua sistemi...

12:42

A po lind Tsipras-i shqiptar?!

Nga Hysni Gurra Në një situatë hipotetike:  Nëse vota ime do të ishte përcaktuese dhe do kisha dy alternativa, rradikalët e majtë dhe ekstremistët e djathë, ...

15:24

Të ngelësh, turp apo krenari?

Të ngelësh, turp apo krenari? Pikësëpari, që tarifa shtesë për studentët mbartës është një marrëzi, për këtë besoj biem dakort që të gjithë. Madje as tarifë ...

17:42

Përse arsim publik falas?

Arsimi publik duhet të jetë falas! Sepse "arsim" është thjesht procesi i transmetimit të dijes njerëzore nga një gjeneratë tek tjetra. Kjo dije njerëzore nuk ka...

09:32

Faleminderit studentë!

Rastësisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndërra keni në zemrat tuaja. Por, keni ndezur edhe te ne të rr...

14:03

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI