Flash

Lista/ AMLF kërkon mbylljen e 476 faqeve online ku luhen ende baste sportive

Lapsi.al 12 January 2019
Lista/ AMLF kërkon mbylljen e 476 faqeve online ku luhen ende baste

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i ka dorëzuar AKEP-it 3 lista me 476 adresa online ku vihen baste dhe kërkon mbylljen e tyre. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bën me dije se ka njoftuar zyrtarisht të gjitha sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin internet për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet ëeb të dërguara nga AMLF.

“Çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë rigorozisht detyrimin ligjor për të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për kufizimin e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme”, - apelon AKEP.

Pavarësisht se AKEP shprehet ka njoftuar kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit, shumë nga faqet e basteve online në listën e AMLF, kryesisht të huaja, mund të aksesohen ende. Prej 1 janarit hyri në fuqi ligji për mbylljen e lojërave të fatit.

LISTA 1

LISTA 2

LISTA 3

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI