Flash

Bëni gati valixhet, Kanadaja hap dyert për 1 milion emigrantë

Lapsi.al 12 January 2019
Bëni gati valixhet, Kanadaja hap dyert për 1 milion emigrantë

Ditën e djeshme CNN ka publikuar një lajm mjaft interesant ku shkruan se tashmë ka ardhur koha të bëni gati valixhet.

Kjo pasi Kanadaja ka planifikuar të tërheqë më shumë se një milion emigrantë, duke i bërë banorë të përhershëm të vendit në Amerikën e Veriut.

Vetëm në 2017 në Kanada janë vendosur rreth 286 mijë emigrantë, ndërsa për 2019 pritet që shifra të arrijë në 350 mijë.

Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen, që ka mbërritur në këtë vend si emigrant nga Somalia, tha se:

Falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”.

Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen si shumë vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që po miratojnë politika më të kufizuara të emigracionit, thuhet më tej në artikull.

Kanadaja është e përkushtuar posaçërisht për të ofruar mbrojtje për refugjatët.

Të këshilluara

VIDEO/ Bie tavani, plagoset studentja

Një studente është plagosur në kokë pasi u rrëzua një pjesë e suvasë nga tavani i dhomës ku jetonte në Godinën 7 në Qytetin Studenti. Pjesët e tavanit kanë rrëz...

20:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI