Flash

Vetvendosje rreshtohet kundër Ramës, mbron Ditmir Bushatin

Lapsi.al 11 January 2019
Vetvendosje rreshtohet kundër Ramës, mbron Ditmir Bushatin

Lëvizja Vetvendosja e Albin Kurtit të cilën dikur Edi Rama e ka quajtur një vlerë të politikës shqiptare me sa duket i ka prerë përfundimisht marëdhëniet me të. Pika që ka derdhur gotën gjendet në bashkimin e Ramës me planin e Vuçiçit dhe Thaçit për coptimin e Kosovës i ciili së fundi bëri viktimë edhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Pikërisht për këtë Vetvendosja ka bërë një deklaratë me 7 pyetje për kryeministrin e Shqipërisë ku ndër të tjera kërkon:

A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë por del Baton Haxhiu?

Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?

3. Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues ?

Natyrish nuk ka gjasë që Rama të përgjigjet për këto pyetje por dalja publikisht e Vetëvendosjes në krah të bushatit dhe kundër Ramës tregon me sa duket prishjen përfundimtare të kryeministrit me liderin parimor dhe patriot të Kosovës, Albin Kurtin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI