Flash

Vendosen nën vëzhgim ministrat e larguar nga Rama, frikë nga…

Lapsi.al 11 January 2019
Vendosen nën vëzhgim ministrat e larguar nga Rama, frikë

Ndërsa të gjithë i kanë sytë tek përplasja e fortë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, pas ndryshimeve në qeveri, duket se jashtë vëmendjes kanë mbetur ministrat e vjetër që janë gati t’u lënë detyrën zëvendësuesve të rinj.

Por burimet bënë të ditur për Vizion Plus se agjencitë ligjzbatuese po vëzhgojnë disa nga dikasteret kryesore që menaxhojnë dhe fondet më të mëdha të buxhetit.

Fokusi është tek Ministria e Ffinancave, por edhe në ministri të tjera që administrojnë shuma të mëdha parash për investime e po ashtu dhe projekte të rëndësishme.

Burimet saktësuan se po mbahen nën kontroll veprimet e ministrave në ikje, lëvizja e dokumentacionit në zyrat kryesore, e bashkë me to edhe takimet e titullarëve me grupe të caktuara interesi.

Vëzhgimi i agjencive ligjzbatuese bëhet për shkak se periudha të tilla tranzicioni në zyrat e qeverisë janë shfrytëzuar në të kaluaren nga ministrat për të firmosur në minutat e fundit tenderë, leje e licenca në vlera të mëdha financiare.

Po ashtu një pjesë e këtij informacioni është edhe në funksion të hetimeve që po kryen prokuroria për tenderat e fundit me vlerë 30 milione euro që lidhen me Unazën e Re dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit, ku u shpall fituese kompania dh albania, me letra të falsifikuara.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI