Flash

Tensionet në Fakultete/ Basha: Rama po përdor dhunë policore ndaj studentëve

Lapsi.al 11 January 2019
Tensionet në Fakultete/ Basha: Rama po përdor dhunë policore ndaj

Lulzim Basha dënoi ndërhyrjen e policisë së shtetit në ambjentet e Fakulteteve të Ekonomisë e Drejtësisë pas ngujimit të studentëve.

Basha tha se Rama po vepron në kundërshtim flagrant me ligjin, dhe dënoi dhunën e përdorur nga policia. Basha u shpreh se kryeministri po propozon ‘policinë e mendimit’ duke vepruar si autokrat.

“Sot po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me fakultetin Ekonomik ashtu si dhe mbreme tek Juridiku. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, që ndalon futjen e forcave të policisë në ambientet e shkollës vetëm në raste të caktuara.

Në shkelje të ligjit, Rama po përdor dhunë policore ndaj studentëve. Sot është shteti privat i Edi Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë duke paralajmëruar nisur nga polici më i thjeshtë deri tek Rama, si pushtim i vendit.

Rama po propozon policinë e mendimit, s’ka shprehje tjetër që i shkon për shtat. Është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur çdo sens të arsyes. Është një njeri në panik që pasi e ka të qartë që kapja totale e vendit për interesat personale ka dështuar.

Ne do kundërshtojmë me të gjitha format,” - u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI