Flash

Shtohen telashet për shqiptarin në Greqi, e akuzojnë për përdhunim

Lapsi.al 11 January 2019
Shtohen telashet për shqiptarin në Greqi, e akuzojnë për

Të tjera telashe për Aleksandër Lucën. 20-vjeçari shqiptar, që ndodhet në burgun e Grevenas në Greqi, përballet me akuza të reja në adresë të tij.

Tashmë ai akuzohet për përdhunim dhe tentativë përdhunimi. Sipas mediave greke, 3 vajza e kanë akuzuar të riun shqiptar se i ka ngacmuar në të kaluarën. Një 18-vjeçare thotë se është abuzuar seksualisht prej tij.

Po kështu edhe një 17-vjeçare.

Kurse një adoleshente 18 vjeç thotë se Aleksandër Luca tentoi ta përdhunonte. Megjithatë, tre vajzat nuk kanë bërë denoncim formal në polici ndaj 20-vjeçarit shqiptar.

Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras akuzohenn se kanë abuzuar seksualisht dhe kanë dhunuar për vdekje studenten greke Eleni Topaloudi, trupin e së cilës e hodhën më pas në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit nëntor 2017 në ishullin Rodos. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras ndodhen në të njëjtën qeli por nuk flasin me njëri-tjetrin./Klan

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI