Flash

Sarri ende ëndërron për Higuain: "Shoqëria e di për çfarë kam nevojë"

Lapsi.al 11 January 2019
Sarri ende ëndërron për Higuain: "Shoqëria e di

Maurizio Sarri sapo ka mbushur 60-vjeç, por Chelsea nuk i ka bërë dhuratën që trajneri dëshiron: fjala është për Goznalo Higuain. Në konferencën e shtypit tekniku i Bluve nuk e ka përmendur kurrë sulmuesin e Milan, por ka qenë i qartë: "Siç e dini nuk e kam kontrollin e merkatos. Sipas meje kemi nevojë për dy lojtarë, por fjalën e kanë drejtuesit". Fjalë të prera edhe kur flitet për Barella të Cagliari: "Klubi e di se çfarë mendoj. Opinioni im është i rëndësishëm për klubin, por nuk mund ta them".

Në pritje të përforcimeve bllokohet edhe shitja e Morata që është duke bërë gati valixhen: "Natyrisht nëse do të donte të shkonte në një klub tjetër do të na duhej një zëvendësues. Por për momentin është këtu dhe duhet vetëm të mendojë të luajë. Janë 300 lojtarë të përfshirë në merkato që duhet të mendojnë vetëm për ndeshjen e radhës, përndryshe është e pamundur të luash".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI