Flash

Rekordi i përjetësisë: 52 vjeç, ish-lojtari i Genoa, rinovon kontratën me klubin

Lapsi.al 11 January 2019
Rekordi i përjetësisë: 52 vjeç, ish-lojtari i Genoa,
Kazuyoshi Miura mund të jetë i vetmi që ka zbuluar sekretuin e përjetësisë. Sulmuesi japonez datëlindja 1967 e ka surprizuar të gjithë botën edhe një herë, duke rinovuar kontratën me Yokohama FC e përgatitet për sezonin e tij të 34 si profesionist. Miura luan aty nga 2005 dhe ka përmirësuar rekordin, që mbahej nga vetë ai: u bë lojtari më i vjetër që luan në fushat e futbollit profesionist, në moshën 50 vjec e shtatë ditë. Ish-sulmuesi i Genoa nuk njeh plakje, pavarësisht flokëve të bardha, të paktën në fushë. Në moshën gati 52 vjecare (në shkurt), Miura, që ka luajtur edhe në Itali me fanellën e Genoa në sezonin 1994-1995, do të vazhdojë të zbresë në fushat e J2-League (divizioni i dytë) japonez e është po aq entuziast san ë nënshkrimin e kontratës së tij të parë si profesionist: “Kam rinovuar kontratën për sezonin 2019. I falenderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë. I jam mirënjohës të gjithëve. Do të marr pjesë në shumë ndeshje, në një ndeshje të vetme, nuk dua ta humbas për një minutë, për një sekondë. Mendoj se dua ta përballoj futbollin ballë për ballë, të shkoj në stërvitje cdo ditë me maksimumin e forcës” ka thënë Miura në lidhje me rinovimin historik.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI