Flash

Rama në delir: Kryeministër si unë vetëm në botën tjetër do gjeni

Lapsi.al 11 January 2019
Rama në delir: Kryeministër si unë vetëm në botën

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar sot platformën për punësimin e studentëve ekselentë, ku u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që kanë bllokuar hyrjet e fakulteteve. Rama tha se the studentët nuk dalin dot më tek Kryeministria se nuk kanë forcën e numrave.

“Si mund të arrijë puna që një grup njerëzish nuk dalin më te Kryeministria se nuk kanë forcën për të treguar që janë shumë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim? Unë mund të jem një tek pullë, se kjo është demokracia, unë jam një që dua mësim, kam paguar paratë, nuk më intereson as protesta, por vetëm të marr mësim, pedagogu ka të drejtë të më japë vetëm mua mësim, e rrugën deri te banka nuk ka pse të ma pengojë çeta, nuk ka pse të më pengojë, se kërkojnë gjëra që nuk kanë për t’u bërë kurrë. Dhe i kanë vënë emrin studentë, studentët duan kështu, duan ashtu. Kërkojnë të njëjtën gjë për masterin, nuk bëhet, nuk bëhet, kemi bërë përjashtim për 9 e dhjeta, kaq, masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar për ty”, u shpreh Rama.

Më tej në delir Rama u tha studentëve se një kryeministër që u përgjigjet secilit nuk do ta gjenin më vetëm në botën tjetër.

“Pastaj kur të iki unë, do flasim prapë, mos kini merak. Do ta gjeni kryeministrin që ju bën Instastory dhe ju kthen përgjigje në çdo mesazh, do ta gjeni në botën tjetër. Ky është rezultat i punës sime si protestues, jo i protestës tuaj, se këtë nuk e kishit fare”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI