Flash

Rama: Lidhja e Lindës me një bankë private dhe pse e sulmojnë

Lapsi.al 11 January 2019
Rama: Lidhja e Lindës me një bankë private dhe pse e

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë konflikt interesi në faktin se bashkëshortja e tij, Linda Rama, ushtron profesionin e saj si anëtare e bordit të një banke private në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë konflikt interesi dhe nuk ka asnjë influencë interesash nëse gruaja e kryeministrit është në profesionin e vet dhe anëtare e bordit të një banke. Nëse do të ishte anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë, atëherë do të ishte muhabet tjetër. Kryeministri nuk ka lidhje me bankat, nuk kërcet sepse është anëtare e bordit, është profesioniste dhe ka shërbyer në atë bord për të dhënë mendimet e veta si profesioniste. Nga kërcet? Si kërcet?”

Në fund, edhe një paralajmërim, për të gjitha ata që ai thotë sot se e kanë orkestruar dhe janë angazhuar në këtë sulm.

“Dhe po të them edhe një gjë tjetër, se qeveria amerikane e ka ndjekur me shumë shqetësim sulmin që i është bërë ABI Bank si një bankë amerikane dhe ata që janë angazhuar në këtë sulm, politikisht e dinë shumë mirë. Ndërkohë që ata që janë angazhuar në këtë sulm për qëllime të tjera, për t’i shërbyer politikës e bëjnë për të marrë shpërblimet, që sulmojnë dhe marrin shpërblimet. Kjo është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë”, tha Rama.

“Sulmi i bëhet Lindës për shkakun tim”, u shpreh kreu i qeverisë.

Të këshilluara

VIDEO/ Bie tavani, plagoset studentja

Një studente është plagosur në kokë pasi u rrëzua një pjesë e suvasë nga tavani i dhomës ku jetonte në Godinën 7 në Qytetin Studenti. Pjesët e tavanit kanë rrëz...

20:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI