Flash

Rama ironi me Metën: I ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin

Lapsi.al 11 January 2019
Rama ironi me Metën: I ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin

Edi Rama iu përgjigj reagimit të Presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit deklaroi se askush nuk ka fuqi t’i bëjë presion dhe shantazh Presidentit të Republikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Ilir Meta nuk duhet marrë seriozisht, pasi është në fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët. Rama shkruan me ironi se i ka marrë Monika passwordin, të cilës i referohet si doktoreshë shkencash. Sipas Ramës, Meta po vuan tani pasi u ballafaqua me provat që ai i kishte dërguar për 'mëkatin' e tij ndaj Gent Cakajt.

Meta refuzoi dje dekretimin e këtij të fundit si ministër të Jashtëm. Sipas presidentit, ai ka mbrojtur tezën e rrezikshme të ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe ka treguar papërgjegjshmëri në detyrën e tij si zv.ministër të Jashtëm.

POSTIMI I PLOTË: 

Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passëordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani.

rama twitter

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI