Flash

Monika flet si 'Doktoreshë': Thirrje mjekëve të detoksifikojnë Ramën

Lapsi.al 11 January 2019
Monika flet si 'Doktoreshë': Thirrje mjekëve të

Monika Kryemadhi akuzoi sot Edi Ramën si të droguar dhe i bëri thirrje mjekëve të tij ta fusin në qendër detoksifikimi, pasi sëmundjet që ka do ta shkatërrojnë.

Sikurse tha edhe vetë, Kryemadhi foli si doktoreshë, duke ironizuar kështu mënyrën se si Rama e quan prej javësh, që kur Taulant Muka zbuloi se punimi i doktoraturës së kryetares së LSI-së është plagjiaturë.

“Po i përgjigjem psiqikut si doktorreshë që jam” - e nisi Kryemadhi 'vizitën e saj'.

“Izotopet e alkaloidëve kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 deri në 90 minuta ndërsa ato të drogave sintetike kanë efekt të përjetshëm. Kryeministri ynë është nën efektin e këtyre izotopeve. Iu bëj thirrjen mjekëve të PS të marrin fatet në dorë sepse fatet e të gjithëve janë në dorë të një sëmuri psiqik e klinik.

Është peng i substancave sintetike jo vetëm krimit të organizuar. I bëj thirrje mjekëve të tij, ta ndalojnë në rrugën e tij ta fusin në një qendër detoksifikimi ose droga duke patur parasysh sëmundjen e tij, mushëkri e azmë, do i shkatërrojnë cdo ind. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet njerëzor.” - vijoi më tej Kryemadhi.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI