Flash

Isco në Madrid është i marrë fund: Sergio Ramos e konfirmon, Juventus ka vetëm një rival…

Lapsi.al 11 January 2019
Isco në Madrid është i marrë fund: Sergio Ramos e konfirmon,

Francisco Román Alarcón Suárez, thjesht Isco, është prej vitesh i dëshiruar tek Juventus, që verën e kaluar shkoi shumë pranë fantazistit spanjoll. Vetëm se barriera që kishte ngritur rreth tij Florentino Perez ka qenë e pakalueshme, deri tani. Situata ka ndryshuar në mënyrë radikale dhe konfirmimi ka ardhur nga kapiteni i Blancos, Sergio Ramos.

“Është vështirë që gjërat mes Solari e Isco të sistemohen” ka thënë Ramos pasi mori cmimin si Sportisti më i mirë i vitit spanjoll Casa Real: “Në Madrid të gjithë duan të luajnë shanset dhe për trajnerin bëhet e vështirë. Flasim gjithnjë kush luan dhe kush jo, nëse duhet një numër 9, kush duhet të luajë mes dy portierëve. Ky është Madrid, duhet ti japësh gjëra shtypit dhe kjo është ajo që po ndodh, kështu askush nuk mërzitet".

Në Madrid të gjithë duan të luajnë, por Isco nuk luan kurrë. Që kur mbërriti Solari në vend të Zidane në fakt ish-lojtari i Malaga ka qenë vetëm dy herë titullar në 16 ndeshje, në kthimin e ndeshjes së kotë në Kupën e Mbretit me Melilla e në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions ndaj Cska Mosca: në kampionat asnjëherë. Praktikisht, një thyerje totale e mardhënieve mes teknikut e lojtarit.

Një situatë që duket pa shërim e nga e cila në verë mund të përfitojë Juventus, në një tratativë të ngjashme me atë që solli Cristiano Ronaldo në Torino. Paratici ka nisur kontaktet me stafin e Isco, duke i treguar dëshirën e klubit për ta marrë në Itali, por bardhezinjtë duhet të mundin konkurencën e Manchester City, që për momentin mund të jetë në avantazh. Vlerësimi i Real Madrid për lojtarin, në skadencë kontrate në qershor 2022, është diku rreth 80 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI