Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Gjendet e pajetë modelja që mori pjesë në videoklipin e Majk

Lapsi.al 11 January 2019
Gjendet e pajetë modelja që mori pjesë në videoklipin e Majk

Me siguri të gjithë e keni fiksuar në mendje imazhin e modeles bukuroshe me kaçurrela, që shfaqet në klipin e reperit Majk, “Qikita”.

Tashmë mësohet se modelja serbe  e quajtur Marija Çurçiç ka kryer vetëvrasje më 11 nëntor të 2018-s.

Pavarësisht se klipi i këngëtarit u publikua më 30 nëntor është e dukshme se, realizimi i tij është bërë muaj më parë, kur temperaturat ishin të larta.

Media serbe “telegraf.rs” shkruan se, 25-vjecarja me origjinë afrikano-serbe ka patur një gjendje të rënduar mendore, por arsyeja e veprimit të saj nuk është konfirmuar. Sipas mediave nuk është gjetur asnjë letër apo shenjë depresioni nga prindërit e saj.

Nëna e saj, Anne Marie Alves-Curcic bëri një shkrim rreth 3 muaj para vdekjes së të bijës për të hapur një fushatë për të gjithë të prekurit nga depresioni.

Marija u gjet e vdekur në partamentin e saj, ku jetonte me qira në Beograd. Ajo kishte hipur sipër një karrige dhe u var me litar. Ajo ishte imazhi i shumë prej klubeve të natës, si dhe modele në disa reklama për marka të ndryshme. Marija kishte studiuar poër Marrëdhënie me Publikun, ajo ishte gazetare dhe specialiste e PR-së.

Mendohet se Majk e vonoi publikimin e projektit në nder të së ndjerës.

Të këshilluara

Kendall, xheloze për pasurinë e Kylie-t

Kylie Jenner u shpall pak javë më parë si sipërmarrësja më e pasur për vitin 2018 me një shifër prej 900 milionë dollarësh. Por jo të githë janë të lumtur me kë...

17:43

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI