Flash

“Gent Cakaj ka paraqitur në zyrën e Ramës dorëheqje të parevokueshme!”

Lapsi.al 11 January 2019
“Gent Cakaj ka paraqitur në zyrën e Ramës dorëheqje

Historiani e ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 gradë” se pas mosdekretimit të tij si kryediplomat, Gent Cakaj i ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Edi Rama. Milo ka shtuar se ngjarja ka ndodhur disa orë pasi Meta ka vendosur mosdekretimin dhe fill pas tensioneve të shumta që u krijuan mbi emrin e shqiptarit nga Kosova.

Milo: Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimin e zt.Bushati, unë do t'ju them që opsionet mund të jenë dy-tre. Me sa jam në dijeni zt.Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur zt.Cakaj do mbesë në pozitën e zv/ministrit të Jashtëm.

Unë mendoj se janë disa variante të njohura të qeverive nga vitet e mëparshme. Një variant mund të jetë varianti grek i Cipras që Rama të bëhet edhe ministër i Jashtëm. Varianti i dytë mund të jetë një propozim i ri i kryeministrit për ministër të Jashtëm. Duke njohur vullnetin dhe tipin e kryeministrit Rama, besoj se ai do të përpiqet të bëjë një zgjedhje sui-generis që e ka pasur mendje si plan B që nga momenti kur Presidenti e shtyu për më tej sh-dekretimin e zt.Bushati

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI