Flash

“Kukësi do të dalë kampion”: Çyrbja në euforinë e golit ndaj Basaksehir, fikson objektivin

Lapsi.al 10 January 2019
“Kukësi do të dalë kampion”: Çyrbja në

Goli i shënuar nga Arbër Cyrbja, në portën e titullarit të kombëtares turke ishte statistikor përsa i përket ndeshjes, por motivues për vetë lojtarin dhe Kukësin. Nuk është rastësi deklarata e durrsakut, pas 2-1 në Antalia, ku paralajmëron të gjithë kundërshtarët për titull.

“Treguam se kemi forcë dhe kualitet, dy përbërës që e bëjnë një skuadër të rrezikshme – tha Çyrbja - . Unë dhe e gjithë skuadra besojmë shumë tek titulli dhe me lëvizjet e fundit të merkatos jemi bërë edhe më të fortë, ndaj mendoj se do të shpallemi kampion”.

Miqësorja e parë e vitit për Kukësin solli vetëm më shumë besim në potencialin e skuadrës, pavarasisht humbjes 2-1 kundër Basaksehir. Nuk ishte i lehtë testi kundër kryesuesve të kampionatit turk, por prova e bluve nuk ishte aspak për tu anashkaluar. Stabilitet e madje, në pjesën e dytë, kur skuadra doli më shumë përpara, bindje se kualiteti Bluve nuk i mungon: “Të shënosh një gol në portën e numrit 1 të Turqisë është sigurisht kënaqësi – shpjegoi mesfushori -. Vij nga një moment jo i mirë dhe më motivon shumë ky gol, duke parë edhe mënyrën e realizimit, si në kohët e mira…”.

Në gjysmën e mbetur të sezonit, Kukësi, i përforcuar tashmë edhe me dy emra të rëndësishëm si Rroca e Shkurtaj, do të kërkojë të zhbëjë diferencën që e ndan nga Partizani kryesues, në kërkim të titullit të dytë kampion në histori. 34 pikë në vendin e dytë për Blutë dhe tre pikë për ti rikuperuar Partizanit, pa harruar të shohë prapa ambicjet e Teutës, një distancë larg dhe Skënderbeun e Lacin, që janë gjithashtu në distancë të afërt e ku eksperienca tregon se mund të presësh surpriza.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI