Flash

Kendall, xheloze për pasurinë e Kylie-t

Lapsi.al 10 January 2019
Kendall, xheloze për pasurinë e Kylie-t

Kylie Jenner u shpall pak javë më parë si sipërmarrësja më e pasur për vitin 2018 me një shifër prej 900 milionë dollarësh. Por jo të githë janë të lumtur me këtë lajm, madje as motra e saj Kendall Jenner.

Burime për “Radar Online” kanë konfirmuar se Kendall nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet me motrën e saj pasi pasuria e madhe e më të voglës e bën xheloze. “Radar Online” shkruan që ato të dyja nuk e durojnë dot njëra-tjetrën dhe xhelozojnë për sukseset e njëra-tjetrës. Burimi ka shtuar se ato të dyja nuk kanë asgjë të përbashkët dhe dy motrat e “Keeping up with the Kardashians” po i shfaqin hapur inatet me njëra-tjetrën. Kendall Jenner duket se nuk mjaftohet vetëm me pasurinë e saj prej 50 milionë dollarësh dhe nuk është aspak e lumtur që motra e saj fiton shumë më shumë.

Të këshilluara

Dua Lipa, tashmë statujë dylli në muze

Në listat e publikuara për fundvit, Dua Lipa e gjente veten në krye të shumicës prej tyre. Dhe së fundmi Dua Lipa mund të jetë pjesë e muzeut “Madame Tussaud...

14:01

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI