Flash

Jeff Bezos prej 8 muajsh tradhtonte gruan me miken e familjes

Lapsi.al 10 January 2019
Jeff Bezos prej 8 muajsh tradhtonte gruan me miken e familjes

CEO i Amazon, i njohur ndryshe si njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, deklaroi divorcin e martesës së tij 25-vjeçare nëpërmjet një postimi në “Twitter” një ditë më parë.

“Familja dhe miqtë tanë të afërt janë në djeni që pas 25 vjetësh, unë dhe gruaja ime kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën tonë si miq.”- shkroi ai.

25 vjet martesë dhe ndarja është kaq miqësore. Por, prisni, nuk është ashtu siç duket.

Së fundmi mësohet se Jeff, 54 vjeç, kishte një marrëdhënie prej tetë muajsh me prezantuesen televizive Lauren Sanchez, 49 vjeçe e cila gjithashtu ishte e martuar.

Jeff e takoi Lauren 6 herë në vetëm dy javë, para se të shkonte me pushime, me jahtin e tij privat prej 65 milion dollarësh. Gazeta “The Enquirer” thotë se e kanë “ndjekur” Bezos dhe Sanchez në pesë shtete, në udhëtime me helikopterë, në hotele me pesë yje, në darka intime, përpara se të publikonin fotot komprometuese.

Gazeta gjithashtu, pohon se çifti një herë u takua në të njëjtin hotel në Boston, Massachusetts ku familja e Bezos qëndroi për të vizituar djalin e tyre.

Të dy çiftet thuhet se njihen me njëri-tjetrin prej vitesh , sepse të dy kanë shtëpi në Seattle. Dhe siç mund të merret me mend, ky divorc do t’i kushtojë shefit të Amazon një djall e gjysmë.

Pasuria e Jeff Bezos shkon në 140 miliardë dollarë dhe për çudi, ai dhe bashkëshortja MacKenzie Bezos nuk kishin nënshkruar një kontratë paramartesore, pasi në vitet ’90 kontrata të tilla thuajse nuk ekzistonin. Një gjë të tillë, do të thotë se me shumë gjasa, MacKenzie Bezos do të marrë gjysmën e pasurisë së bashkëshortit, duke u shndërruar në gruan më të pasur në botë.

Të këshilluara

Kendall, xheloze për pasurinë e Kylie-t

Kylie Jenner u shpall pak javë më parë si sipërmarrësja më e pasur për vitin 2018 me një shifër prej 900 milionë dollarësh. Por jo të githë janë të lumtur me kë...

17:43

Dua Lipa, tashmë statujë dylli në muze

Në listat e publikuara për fundvit, Dua Lipa e gjente veten në krye të shumicës prej tyre. Dhe së fundmi Dua Lipa mund të jetë pjesë e muzeut “Madame Tussaud...

14:01

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI