Flash

Futbolli shqiptar në zi: ndahet nga jeta Mikel Janku, aviatori që fluturonte në kuadratin e portës

Lapsi.al 10 January 2019
Futbolli shqiptar në zi: ndahet nga jeta Mikel Janku, aviatori që

Mikel Janku nuk është më. Heroi i Partizanit dhe Kombëtares në vitet 60, tani do të mbetet vetëm në mendjet dhe zemrat e tifozëve që do të kujtojnë energjikun, trupvogël, prej peshës së viteve, me lavdinë dhe personalitetin e një portieri që u bë menjëherë i dashur. Janku ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme, edhe pse sipas epokës në atë kohë, nuk është se kishte bërë gjithnjë futbollistin.

I lindur në Tiranë më 25 tetor 1941, jeta për Mikelin ishte e paparashikueshme, mes ëndërrave dhe ambicjeve ai përjetoi emocionet e fluturimit si aviator, në shkollën e aviacionit, përpara se të fluturonte në kuadratin e portës së Partizanit, që e udhëhoqi drejt trofeve të Kupave e kampionateve, përpara se të ishte avangard për futbolli përmes opinioneve si gazetar.

E gjitha nisi në moshën 17-vjeçare kur nxënësi i vitit të tretë u përzgjodh në kursin e aviacionit në Shkollën Skënderbej, përpara se të lundronte drejt Odesës në korrik të 1958. E ardhmja e pilotit të ri u duke e vendosur, po të kesh parasysh studimet në shkollën më të mirë të avicionit në Rostov. Futbolli i pëlqente, ndoshta si të gjithë të rinjtë, por në ndeshjet e shkollës spikat si portier, duke i kthyer pasionin për futbollin, duke i shtuar tani bindjen se edhe mund të bëhet…futbollist. I kthyer në Shqipëri dhe luante futboll me lagjet, me futbollistët e ardhshëm të asaj kohe, mes të cilëve edhe Pano, nisi jetën e një futbollisti…një kampioni, pikërisht në Spartakiada Ushtarake në Tiranë të vitit 1962.

Partizani, klubi i zemrës, u bë skuadra e tij dhe legjendari Sulejman Maliqati, ndante me të dhomat e zhveshjes. 21 vjeç debutoi në Kupën e Kampioneve, përpara madje se ta bënte në kampionat, ndërsa largimi nga sporti i Maliqatit i dha fanellën e titullarit dhe i hapi derën e kombëtares, të cilën e mbrojti në tre vite: 1964-1967, duke luajtur 9 takime zyrtare të FIFA-s e UEFA-s. Debutimi në Roterdam, në majin e vitit 1964, Holandë-Shqipëri 2-0, u konsiderua pozitiv, ndërsa karrierën kuqezi e mbylli me Shqipëri-Jugosllavi 0-2.

Nga futbolli i luajtur në futbollin e shkruar, sepse Janku larg pasionit të tij nuk mund të qendronte: pasi komentoi disa ndeshje si opinionist pranë mikrofonit të “Radio Tiranës”, me Fatmir Mnerin dhe kryeredaktorin Andi Bushati ideuan, e nxorrën të parën gazetë sportive post 90-të, kur në vitin 1995 doli “Sport Ekspres”. Nga atëhere e deri në 10 janar 2019, në moshën 78 vjecare, bota e Jankut ishte dhe mbeti futbolli, sporti për të cilin luajti, shkroi dhe mendoi përjetë...

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI