Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ekonomia në vend, si po pësojnë tkurrje investimet totale

Lapsi.al 10 January 2019
Ekonomia në vend, si po pësojnë tkurrje investimet totale

Rënia e intensitetit të punimeve në projektet e mëdha të investimeve, gazsjellësin TAP dhe HEC-et mbi lumin Devoll ka çuar në trajektore rënëse totalin e investimeve në ekonomi, duke nisur që nga tremujori i dytë i vitit 2018.

Banka e Shqipërisë ka analizuar se, investimet shënuan rritje vjetore me rreth 1.5% në tremujorin e dytë, një normë kjo më e ulët se rritja prej 4.5% e një tremujori më parë. Banka sqaron se, treguesit e tërthortë sinjalizojnë se rritja e investimeve pritet të mbetet e ngadaltë edhe gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, e ngjashme me tremujorin e mëparshëm.

Sipas Bankës, ritmet e rënies së investimeve sugjerohen nga importi i makinerive, pajisjeve e pjesëve të këmbimit, rënia e flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte në tremujorin e tretë dhe prirjen rënëse të gjendjes financiare të bizneseve.

Ndërkohë, treguesit të cilët japin sinjale se ecuria e investimeve do të mbetet në kahun rritës janë rritja e shitjeve neto në vëllim në sektorin e ndërtimit edhe kredisë për qëllime investimi.

Banka e Shqipërisë parashikon se, investimet pritet të përmirësojnë dinamikën e tyre rritëse në tremujorin e katërt të këtij viti. Kjo trajektore është në një linjë me rritjen vjetore të importit të makinerive, pajisjeve e pjesëve të këmbimit, dhe të shpenzimeve kapitale të qeverisë në muajt tetor nëntor.

Ndërkohë, sipas të dhënave të tjera si ato të kredisë për qëllime investimi, rritja më e zbutur e saj gjatë muajit nëntor mund të veprojë si faktor kufizues për ritmin e rritjes së pritur të investimeve në tremujorin e fundit të vitit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria më e ngadaltë e investimeve totale në ekonomi u ndikua si nga komponenti publik ashtu edhe nga ai privat. Komponenti i investimeve të lidhura me ndërtimin rezulton të ketë frenuar ritmet e rritjes, ecuri kjo e sinjalizuar nga treguesi i vlerës së shtuar dhe ai i importit të materialeve që përdoren në këtë sektor. Ecuria e këtij komponenti vlerësohet se reflekton në një farë mase dhe efektin e krahasimit me një bazë të lartë një vit më parë. /Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI