Flash

Rama: "Refuzimi i Metës i turpshëm". Përgjigjja: "Nuk do lejoj ndarjen e Kosovës"

Lapsi.al 10 January 2019
Rama: "Refuzimi i Metës i turpshëm". Përgjigjja:

Kreu i qeverisë i ka cilësuar skandaloze argumentet e Presidentit Ilir Meta në letrën e tij drejtuar Ramës.

Sipas Ramës, refuzimi i Metës për të dekretuar Gent Cakajn si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme është antikushtetues dhe i turpshëm.

Lexo më tej: 

Andi Bushati: Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

Presidenti Meta refuzon ministrin: I papërgjegjshëm dhe i papërvojë 

Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin.

Mes të tjerash Rama i kërkon ndjesë Kosovës për atë që ai e quan turp.

"Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm?Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin?Ndjesë Kosovës për këtë turp?" - shkroi Rama në Twitter.

Presidenti Meta rendimi një sërë arsyesh se pse Cakaj nuk është njeriu që mund të drejtojë Ministrinë e Jashtme.

Meta argumenton se Shqipëria ndodhet para zhvillimeve të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, ndërsa edhe çështja e kufijve të Kosovës kërkon që në krye të ministrisë së Jashtme të jetë një njeri me përvojë të madhe diplomatike. Ndërsa sipas Metës, profili i Cakajt ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi.

Meta e nis letrën me qëndrimin pro ndryshimeve të kufijve në Ballkan që Cakaj mbajti në një intervistë në televizionin ‘Klan Kosova’. Sipas Metës, këto janë deklarata të rrezikshme me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Evropian.

Meta më pas rreshton në letër problemet, sipas institucionit të Presidentit, që Cakaj ka me përgjegjshmërinë në punë dhe pastërtinë e figurës së tij. Në letër theksohet se Cakaj ka neglizhuar për 7 muaj plotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me çertifikatën e sigurisë, çka kanë rezultuar në pengimin e verifikimeve të nevojshme ndaj tij, si pasuria, siguria dhe besnikëria ndaj vendit.

Presidenti përmbyll letrën duke theksuar se Gent Cakaj nuk ka integritetin për të mbajtur këtë detyrë.

Kërkesat për ndryshime në qeveri, Rama ia dorëzoi personalisht Metës më datë 4 janar pas një takimi të shkurtër. Një ditë më pas, Meta firmosi pa hetizim lirimin e të gjithë ministrave të propozuar nga Rama, me përjashtim të Ditmir Bushatit. Duke emëruar vetëm katër prej tyre, Meta la pezull propozimin për Gent Cakajn, i cili u paramendua nga Rama si zëvendësuesi i Bushatit.

Vetë Meta deklaroi se nuk dekretoi shkarkimin e Bushatit pasi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk mund të lihej pa një ministër në krye. Ai cilësoi më tej se ishte në pritje të informacioneve verifikuese për integritetin e Gent Cakajt.

Por ndërsa Rama i kerkoi falje Kosoves për veprimin e Ilir Metes, Presidenti i'u kundërpergjigj duke vënë gishtin në plagë tek tema e ndryshimit të kufijve:

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI