"Shkova ta merrja unë, me makinën time, krejtësisht nudo. Jo, më mirë, kasha veshur vetëm një palë sandale me takë të hollë". Ja si në 2010 Jasmine Lennard, modelja angleze që këto ditë ka akuzuar Cristiano Ronaldo se është një psikopat e se e ka kërcënuar me një foto pornografike, tregon për Mirror natën e parë të pasionit me kampionin portugez.

"Nuk kisha ndërmend të ngjitesha në dhomën e tij të hotelit, shkova e mora dhe vajtëm tek unë. E kam përdorur si djalin tim lodër". Nga aty shumë mesazhe dhe email mes të dyve – vazhdon të tregojë Lennard – por asnjë takim tjetër nga afër: "Më dha idenë e një multimilioneri metroseksual, me personalitet bipolar. Isha shumë konfuze, pa e kuptuar në realitet kush ai ishte".

Vetëm një ditë më parë për “The Sun”, modelja, me të cilën Ronaldo ka patur një relacion më shumë se 10 vjet më parë, hodhi akuzat e reja e tepër të rënda. Gruaja e përcakton CR7 "një psikopat", e foli edhe për kërcënime ("më pyeti si do të reagonte im atë nëse do të shihte këto foto"), ndërsa thotë se i kishte thënë jo propozimeve të tij. "Më kontaktonte vazhdimisht por nuk kisha ndërmend të bëhesha e dashura e tij".

"Unë nuk kam frikë prej tij – vazhdoi Lennard – kam mbajtur për shumë kohë fshehur sekretet e tij të pista dhe janë shumë. Kam provat për ta bërë. E tani dua të ndihmoj Kathryn Mayorga në cështjen e saj të përdhunimit kundër Cristiano Ronaldo. Njerëzit nuk e imagjinojnë cfarë është i aftë të bëjë: nëse do të dinin vetëm gjysmën do të ndjenin tmerr".