Flash

Çështja Mayorga/ Policia e Las Vegas i kërkon Italisë ADN e Cristiano Ronaldo

Lapsi.al 10 January 2019
Çështja Mayorga/ Policia e Las Vegas i kërkon Italisë ADN

Policia e Las Vegas ka urdhëruar që Cristiano Ronaldo ti nënshtrohet testit të ADN-së. Qëllimi është të krahasojë rezultatet e testit me gjurmët e ADN të gjetur në rrobat e gruas që e akuzon për dhunë seksuale. Lajmin e bën të ditur Ëall Street Journal duke cituar burimet e forcave të rendit. Kërkesa, shpjegon Ësj, është dërguar tashmë tek autoritetet italiane kompetente.

Cështja e abuzimeve të pretenduara të Ronaldo është rihapur nga policia e Las Vegas vjeshtën e shkuar, pasi Kathryn Mayorga, denoncòi portugezin, duke e akuzuar për dhunë seksuale. Ngjarjet - e mohuara nga CR7 - i takojnë 2009 e kanë ndodhur në Las Vegas. Sipas akuzës futbollisti e ka paguar gruan 375 mijë dollarë për ti mbyllur gojën. Mes provave të mundshme në duart e hetuesve është edhe fustani i Mayorga që kishte në mbrëmjen e dyshuar të përdhunimit, mbi të cilat ka gjurmë ADN që nuk i takon gruas.

Ka ardhur e menjëhershme edhe përgjigja e avokatëve të Cristiano Ronaldo. "Zoti Ronaldo ka thënë gjithmonë, që ajo që ndodhi në Las Vegas në 2009 ishte konsensuale. Nuk është cudi që ADN mund të jetë prezente, as që policia bën këtë kërkesë, standard në hetimet e tyre", ka deklaruar përmes një komunikate Peter S. Christiansen.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI