Flash

Borë dhe ngrica, pezullohet përkohësisht mësimi në disa shkolla

Lapsi.al 10 January 2019
Borë dhe ngrica, pezullohet përkohësisht mësimi në disa

Pas urdhrit të djeshëm për pezullim të mësimit në 280 shkolla për shkak të motit të keq, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka marrë një tjetër vendim.

Duke marrë shkas nga rëndimi i kushteve atmosferike për disa qarqe, Ministria e Arsimit bënë me dije se disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla.

Nga informacionet e raportuara nga Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore për datën 10 janar 2019, situata paraqitet si më poshtë vijon: 

Në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit.

Në 6 Drejtori dhe Zyra Arsimore, mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në 4 shkolla, Vlorë në 2 shkolla, Lezhë në 3 shkolla, Kolonjë në 4 shkolla dhe Delvinë në 1 shkollë.

Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijon të jetë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me institucionet e varësisë dhe drejtuesit e prefekturave për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI