Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 është pyetur edhe për deklaratat e gazetarit të Klan Kosovës, Baton Haxhiu, se “Meta ka qenë i pari që folur për ndryshim kufijsh gjatë takimeve me Gjingjiç”. Por Meta, duke qeshur, tha se si mund të bëheshin këto diskutime me persona që kanë vdekur shumë vite para se Kosova të shpallte Pavarësinë.
“Unë jam shumë krenar për miqësinë që kam pasur me Batonin. Kam një pyetje për ju, kur u vra ish-kryeministri Gjiingjiç? Kur u shpall pavarësia e Kosovës? Si mund të diskutosh për kufijtë pasi ky u vra? Batoni nuk ka qenë asnjëherë prezent në diskutimet e mia me Gjiingjiçin. Unë tani nga Batoni pres të thotë që edhe Adem Jashari u vra për t’i dhënë Serbisë, Mitrovicën”, - deklaroi Meta.
https://lapsi.al/2019/01/14/replikat-ilir-meta-dhe-baton-haxhiu-shkembejne-replika-ne-distance/
https://lapsi.al/2019/01/10/baton-haxhiu-i-shkruan-ilir-metes-refuzimi-nje-gabim-historik/