Flash

Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

Lapsi.al 10 January 2019
Gent Cakaj, si një tender me letra fallco
Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si ministër i Jashtëm, ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello. Aty kuptohet fare qartë se si ish numri dy i diplomacisë për gjysëm viti, ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me çertifikatën e sigurisë. Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësimin prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshme për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimplikimin e tij me shërbimet e huaja sekrete. Lexo më tej:

Presidenti Meta refuzon ministrin: I papërgjegjshëm dhe i papërvojë

Ajo është bërë edhe më e madhe kur u dhanë sinjalet e para se kjo mungesë përbënte arsyen se përse kreu i shtetit mund të mos e dekretonte “djalin e lexuar”, të pilotuar nga Prishtina. Aty, në panik dhe me urgjencë, Edi Rama e përdori Cakën si një oborrtar të rëndomtë, duke e detyruar të bëjë atë që pati “harruar” ta kryente për një kohë të gjatë. Madje mëkati qe edhe më i rëndë, sepse ai nuk përdhosi vetëm figurën e kandidatit për ministër të Jashtëm, por edhe institucionin e DISK, që ka për detyrë të lëshojë çertifikatën e sigurisë. Ky organizëm, që duhet të bëjë verifikime të gjata dhe të thelluara, që duhet të investigojë në shtetet e huaja ku ka jetuar më parë kandidati për të dalë i pastër, që duhet të verifikojë gjithçka rreth tij, e mori kërkesën në datë 3 janar dhe dha përgjigje në... 4 janar. Ai e shpalli Cakën të kulluar vetëm në 24 orë, sepse kaq shpejt i duhej Edi Ramës për nevojat e tij politike. Kjo histori që i përngjan fiks tenderave me letra fallco dhe milionave që shpërndahen me urdhër të kryeministrit, duke shpërfillur çdo ligj dhe çdo institucion, nxjerr në pah dy anë të errëta. Së pari, ajo është një provë më shumë se në ç’pikë janë telendisur institucionet shqiptare në shtetin personal të Edi Ramës, ku nuk përfillet asnjë normë tjetër përpos urdhërave të tij. Së dyti, ajo na tregon shumë për karakterin, formimin, personalitetin e “djalit të lexuar” nga Prishtina, që lejon të përdoret me një lehtësi të pabesueshme, si mish për top. Çdokush pas kësaj historie mund të pyesë: po mirë Rama qenka i tillë, që nuk përfill asnjë rregull veç vullnetit dhe pasionit të vet, po ky zyrtar i ri, i edukuar në perëndim, formimin e të cilit na e kanë ngritur në qiell, si pranon me kaq mungesë respekti për veten, ta lëvizin si gur shahu? Çfarë dinjiteti ka ai, sa do të kulluar ta konsiderojë veten, të përtypë kokulur, fillimisht kryerjen e aktivitetit pa çertifikatë sigurie dhe më pas farsën e pastërtisë brenda 24 orësh, kur dihet që ky proces mund të kërkojë edhe javë? Edi Rama: Refuzimi i Ilir Metës është i turpshëm Ky servilizëm i pështirë, i denjë për një zyrtar të nënshtruar, që i çon raport shefit edhe kur pi kafe me gazetarë, përtej çdo debati kushtetues i jep të drejtë Ilir Metës në zgjedhjen që ka bërë. Sepse Shqipëria nuk e ka luksin të ketë ministër të Jashtëm një çilimi kamikaz, që ka si të vetmen vlerë përunjësinë e verbër ndaj padronit. Në këto momente, kur Tirana zyrtare duhet të përballet me aventurën Thaçi- Rama për coptimin e Kosovës (të cilës Ditmir Bushati i doli kundër) dhe me firmosjen e marrëveshjes së detit me Greqinë (që duhet kaluar nga presidenca), më pak se gjithçka asaj i duhet një lake i nënshtruar në krye të diplomacisë. Pikërisht për këtë, refuzimi i Ilir Metës për të dekretuar Gent Cakën, është po aq sa dinjitoz edhe historik. ©Lapsi.al

Baton Haxhiu i shkruan Ilir Metës: Refuzimi, një gabim historik

Të këshilluara

Ditët e mia mes studentëve

Gjithçka nisi me një v.k.m. e cila, siç ndodh rëndom në një shtet të varfër në kulturë juridike, nuk u mor vesh se kur u miratua, kush e propozoi dhe si ndodhi ...

08:24

Ndryshimet në qeveri, shuplaka e dalë huq

Edi Rama sakrifikoi në mënyrë të pakuptimtë 8 nga 12 ministrat e kabinetit pa arritur të japë asnjë mesazh për publikun dhe sidomos për protestën studentore që ...

14:18

Lamtumira e një miku të Kosovës

Paddy Ashdown në Kosovë 1. “Jam në opozitë”, tha me buzëqeshjen në sy e vetulla të trasha të verdha, “por jam i dërguar nga kryeministri që t’ia jap vlerë...

10:39

Rama, pengu që nuk e ndryshon dot qeverinë

Përshkrimi që Taulant Muka i bënte mbledhjes së vetme të Qeverisë, ku arriti të marrë pjesë, shpjegon arsyen pse ndryshimet e ministrave, nuk janë lajm, por tha...

14:25

Rama, i vjetër dhe i lodhur

Arlind Qori Edi Rama është i vjetër. Edhe i lodhur. I kapur nga oligarkët po e po, por kjo nuk përbën më lajm. Vjetërsia e tij lidhet me varfërinë e imagjina...

10:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI