Flash

1 mln euro dëshmpërblim, çfarë tjetër ju kërkoi djali i prezantueses italiane

Lapsi.al 10 January 2019
1 mln euro dëshmpërblim, çfarë tjetër ju kërkoi

Nicolo Betarini, djali i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura dhe e i ish-futbollistit Stefano Bettarini është plagosur 11 herë me thikë nga 4 persona, 2 prej të cilëve janë shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur me 1 korrik 2018 dhe autorët tashmë ndodhen përpara organit të akuzës. Mediat fqinje raportojnë se Nicolo Betarini kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim ndaj 4 autorëve të plagosjes së tij.

Dy prej të tyre janë shtetasit shqiptarë Albano Jakaj 24 vjeç e Andi Arapi 29 vjeç dhe dy të tjerët janë identifikuar si shtetasit Alessandro Ferzoco, 23 vjeç e 29 vjeçari Davide Caddeo me precedent penal e anëtar i tifozerisë ultra të Interit.

Avokatja Alessandra Calabrò, në emër të klientit të saj, ka kërkuar 1 milionë euro dëmshpërblim së bashku me kërkesën e prokurorit të çështjes i cili ka kërkuar 10 vite burg për të katërt të akuzuarit.

Daniele Barreli, avokati mbrojtës i shqiptarit Albano Jakaj i ka kërkuar trupit gjykues masa lehtësuese për ndryshimin akuzës nga grindje e dhunshme për motive të kota në grindje të dhunshme për motive provokuese.

Avokatja mbrojtëse e djalit të Simona Venturës ka kërkuar depozitimin e menjëhershëm të 500 mijë eurove nga 1 milionë që është shuma e përgjithshme e kërkesës së dëmshpërblimit.

Si fillim kishte qenë italiani David Caddel që e kishte qëlluar me thikë djalin e prezantueses. Më pas kishte ndërhyrë edhe italiani tjetër Alessandro Ferzoco, 24 vjeç, drejtues i një bar në rrethin e Afforit, i frekuentuar nga anëtarë të grupeve ekstreme të krahut të djathtë. Ndërsa në këtë sherr masiv ishin përfshirë edhe dy shqiptarët, Andi Arapi, 29 vjeç dhe Albano Jakaj, 24 vjeç.

Ndërsa njëri prej tyre i është drejtuar me këta fjalë: “Unë iu njoh, ti je i bir i Bettarini, ne do të të vrasim”. Djali ishte përpjekur për të shpëtuar, por banda e kishte rrethuar atë. Atë si fillim e kishin qëlluar me grushte e shkelma, e më pas e kishin sulmuar me thikë. Ai kishte rënë me forcë mbi tokë. E dashura e tij ishte hedhur tërë guxim për ta mbrojtur, mbi turpin e të riut.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI