Flash

Video/ Mbappé pa limite, ftesa për një tifoze është brilante: “Nuk jam i fejuar, nëse do…”

Lapsi.al 9 January 2019
Video/ Mbappé pa limite, ftesa për një tifoze është

Djali i artë i Paris Saint-Germain, i sapokurorëzuar Kampion Bote me Francën, është bërë protagonist i një inisiative interesante të klubit parisien me tifozët e tyre. Në shoqërinë e Neymar, francezi i ri i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve, disa nga të cilët ishin intriguese.

Kylian Mbappé e ka zemrën e lirë dhe këtë e ka zbuluar vetë sulmuesi. Mes shumë pyetjesh që kanë mbërritur për dyshen e sulmit të PSG, në fakt, ka edhe ato për jetën e tij personale. “Je i fejuar? Është dikush në jetën tënde?”, kjo pyetje e bërë nga një tifozë simpatike ka marrë edhe përgjigjen e sulmuesit, shoqëruar me një ftesë speciale: “Jo, nuk është askush në jetën time tani. Nëse dëshiron mund të pijmë një kafe bashkë, di shumë vende në Paris”.

Nuk është më i turpshëm asi brazilian. Në fakt edhe për O'Ney erdhi një kërkesë e vecantë. Dy tifoze nga Brazili i kanë kërkuar ti kushtojë një kërcim dhe Neymar nuk hezitoi të shfaqej një balerin i vërtetë. E gjitha e shoqëruar me të qeshura si dëshmon video e postuar nga vetë shoqëria parisiene në kanalet zyrtare.

https://youtu.be/Pc69dG7J44k

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI