Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

VIDEO/ Kush po i grabit argjendaritë e Tiranës në orën 3:40 të mëngjesit

Lapsi.al 9 January 2019
VIDEO/ Kush po i grabit argjendaritë e Tiranës në orën 3:40

Grabitja e të paktën 200 mijë eurove sendeve me vlerë në një qendër tregtare përgjatë autostradës Durrës-Tiranë, dyshohet se është bërë nga një grup prej tre personash, të cilët kanë vepruar edhe më herët në Tiranë.

Ngjarja e regjistruar në datën 1 janar të këtij viti në biznesin e argjendarisë është e fundit pas një serie goditjesh kryesisht të bizneseve, ndërsa në një tjetër rast ata vjedhin dhe një argjendari në rrugën e Durrësit.

Pamjet e siguruara nga A2 tregojnë se si grabitësit afrohen me një makinë tip golf 6 në një argjendari në hyrje të rrugës së Durrësit në datën 24-dhjetor. Këtu ata arrijnë të hapin qepenin e biznesit ndërsa brenda pak minutave marrin të gjitha sendet me vlerë.

Në një tjetër rast në nëntor po i njëjti grup i dyshuar arrin të futet në një supermarket në zonën e Laprakës. Këtu ata marrin kasafortën e biznesit. Edhe për këtë rast asnjë të ndaluar, ndërsa ajo që i bashkon grupin e grabitësve është orari që ata përzgjedhin për goditjet e tyre.

Në të gjitha rastet ajo që hetuesit kanë vënë re është se gjithnjë përzgjidhet ora 3:40 e mëngjesit. Ndoshta një rastësi por në të gjitha rastet ka rezultuar e suksesshme për supergrabitësit

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI