Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rritet numri i aplikimeve për pasaportë e kartë identiteti, mungesë kuponash në postë

Lapsi.al 9 January 2019
Rritet numri i aplikimeve për pasaportë e kartë identiteti,

Rriten aplikimet për pasaporta dhe karta identiteti gjatë muajit janar.

Sipas burimeve edhe pranë degëve të ndryshme të Postës Shqiptare, për Monitor, këtë fillim janari ka një mungesë në treg të kuponave për karta identiteti dhe pashaporta, nga fluksi i lartë i kërkesave në fundvit.

Portali  e-albania  ka publikuar statistikat e fundit, sa i përket vizitave,  shfletimin e shërbimeve, aplikimet e përfunduara, të cilat  janë të aksesueshme dhe të përdorshme nga çdo vizitor apo përdorues iregjistruar i tij, duke  ofruar një panoramë  më  të  mirë të  raportit  shërbim elektronik – aplikim – përdorues.

Sipas shifrave të bëra publike, numri total i shërbimeve të marra nga ky portal ishte 1,498,799 nga ku në faqen zyrtare vijojnë të dominojnë kërkesat për shërbime, ndjekur nga njohja me pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. E njëjta tendencë është ndjekur edhe në shërbimet e kërkuara nga aplikacioni mobile i e-albania. Vetëm të regjistruarit e rinj ishin më shumë se 17 mijë, çka thekson një përdorim të lartë gjatë muajit të fundit të vitit.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI