Flash

Prapaskenat e merkatos: nga Spanja thonë se Higuain ka pranuar ofertën e Chelsea

Lapsi.al 9 January 2019
Prapaskenat e merkatos: nga Spanja thonë se Higuain ka pranuar ofertën

Në fund, pavarësisht cdo deklarimi apo ambicje, Gonzalo Higuain e Maurizio Sarri do të kthehen të punojnë së bashku, ashtu si kishin shpresuar gjithnjë. Duke filluar nga janari. Të paktën kjo është ajo që shkruan "Marca". Në Spanjë, në fakt, e japin të sigurtë kalimin e Pipita tek Chelsea në këtë dritare merkato. Sulmuesi argjentinas i ka thënë "po" propozimit të Blues, që janë dorëzuar kështu ndaj kërkesës konstante të trajnerit të tyre, i vendosur të ketë në dispozicion sulmuesin e "tij" të preferuar.

Ardhja e Higuian, sigurisht do të nxjerrë jashtë Alvaro Morata, gjithnjë e më i përjashtuar nga projekti Chelsea e gati të kthehet në Liga, këtë herë me fanellën e Sevilla. Kalimi i Gonzalos në Premier League ka edhe mirëkuptimin e Juventus, që zotëron kartonin e lojtarit, që do të inkasonte menjëherë shumën e parashikuar nga e drejta e blerjes (36 milionë euro, edhe pse me këtë devijim mund të shkohet në 40), që Milan nuk duket se ka ndërmend ta aktivizojë.

Nëse do të jetë si thotë Marca, në fund të gjithë do të jenë të gëzuar: Sarri do të kishte sulmuesin e tij, Juventus paratë e kërkuara dhe Milan do të lirohej nga një peshë e madhe ekonomike.

Në realitet, në Milanello nuk janë shumë të bindur për ta larguar lojtarin në këtë moment. E para sepse duhet zëvendësuar e nuk është e lehtë. Vetëm nëse në operacion nuk futet Morata, që do të kurorëzonte ëndërrën e tij për tu kthyer në Itali. Alternativa, më e komplikuar, është Piatek, por ta bindësh Preziosi e Genoa...më mirë të shpresosh tek Morata.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI