Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Pesimizmi, shqiptarët tërhiqen nga blerjet e mëdha

Lapsi.al 9 January 2019
Pesimizmi, shqiptarët tërhiqen nga blerjet e mëdha

Konsumatorët shqiptare janë përfshirë në një qark pesimizmi,pasi prej vitesh kanë shmangur blerjet e mëdha.

Madje ecuria reale e blerjeve të mëdha, ku përllogaritenkryesisht banesa dhe pasuri të paluajtshme kryeisht, ka rezultuaredhe më e perkeqësuar se parashikimet e konsumatorëve, sipasnjë ankete të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare tëindividëve në tremujorin e katërt të vitit 2018.

Pjesa dërrmuese e konsumatorëve pohuan se në tremujorin e katërt të 2018 nuk kishin blerë mallra me vlerë të madhe.Balanca e përgjigjeve ishte negative në më shumë se 61 përqind.

Në anketën që ishte bërë në tremujorin e tretë të vitit 2018, se sikonsumatorët i prisnin blerjet e mëdha në tremujorin e katërt, balanca e përgjigjeve negative ishte mbi 44 për qind, por nërealitet zhvillimet reale të blerjeve në tremujotin e katërt ishinedhe më të përkeqësuara pasi balanca e përgjigjeve negativeishte më shumë se 61 për qind.

Sistematikisht që në tremujorin e katërt 2016, konsumatorëtkanë qenë më optimist për blerjet e mëdha, teksa zhvillimetreale kanë qenë me të përkeqësuara se pritshmeritë.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin braktisjen e blerjeve të mëdhame efektin emigracion. Një sondazh i fundit i Gallup ka gjetur se 60 për qind e shqiptarëve kanë në plan të emigrojnë.

Duke mos e planifikuar të ardhmen e tyre në vendin tonë atangurojnë të blejnë mallrat ë qëndrueshëm të tilla si shtëpi dhetoka, apo mjete të tjera që kushtojnë.

Kjo sjellje e konsumatorëve është e dëmshme për ekonominë, pasi nga ana tjetër oferta në sektorin e ndërtimit po vjen gjithnjë në rritje prej numrit të madh të lejeve të dhëna për banesakryesisht në Tiranë./Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI