Flash

Për herë të parë, tre arbitre shqiptare marrin stemat e FIFA-s: kryesorët janë ata që në Superiore kontestohen më shumë...

Lapsi.al 9 January 2019
Për herë të parë, tre arbitre shqiptare marrin stemat e

Askush nuk dyshonte se emrat e arbitrave kryesorë që do të merrnin stemat e FIFA-s për këtë vit nuk do të ishin surprizë. E në fakt ka ndodhur pikërisht kështu: Enea Jorgji, Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja nuk kanë patur rivalë në përzgjedhjen e tyre, edhe pse në fakt duhet thënë që për performancë sezonale të tre janë ndër emrat që kontestohen më shumë në fushat e lojës. Rezultati: u rikonfirmuan 3 arbitrat kryesorë të FIFA-s, katër nga asistentët, ndërsa për dy prej tyre Nertil Bregasi dhe Dojando Myftari ishte hera e parë që morën stemën e FIFA-s, ashtu si dhe tre arbitrat femra.

Ndoshta në Shqipëri nuk shpëton nga kontestimet askush nga arbitrat, por gabimet arbitrale kanë qenë prezent në performancat e emrave më të rëndësishëm, ku do të besojë për 2019 edhe FIFA. Ka një lloj ndryshimi në fakt, sepse sa herë që marrin ndeshje ndërkombëtare, arbitrat shqiptarë tjetërsohen dhe gabimet i "harrojnë" në Superiore. Kjo nuk vlen vetëm për Jorgjin, i shpallur arbitri më i mirë për sezonin që kaloi, por edhe për Hamitin e Xhajën.

Dorëzimin e stemave të reja të FIFA-s e ka bërë shefi i Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci, së bashku me përfaqësuesin e FIFA-s, Alen Snody, pas seminarit katër ditor të zhvilluar në Durrës me të gjithë arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë: “Ky ishte seminari i rradhës i organizuar nga Sektori Arbitrimit në bashkëpunim me FIFA-n, ku pas pushimeve dimërore arbitrat i nënshtrohet testeve teorike dhe fizike. Siç e theksoi edhe instruktori i FIFA-s që ishte në këtë seminar e veçanta ishte përgatitja shumë e mirë gjatë kësaj periudhe dimërore, gjë e cila tregohet edhe me kalimin e testeve nga të gjithë arbitrat”.

Lista e arbitrave meshkuj dhe femra, që kanë marrë stemën FIFA:

Arbitrat:

1.Enea Jorgji

2.Eldorjan Hamiti

3.Juxhin Xhaja

4.Emanuela Rusta (për herë të parë)

Asistentët:

1.Denis Rexha

2.Rejdi Avdo

3.Ridiger Cokaj

4.Ilir Tartari

5.Nertil Bregasi (hera e parë)

6.Dojando Myftari (hera e parë)

7.Fatjona Borova (hera e parë)

8.Erinda Kume (hera e parë)

Futsal:

Kreshnik Hakrama

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI