Flash

Mbyllet restoranti nudo në Paris, nuk ka njerëz

Lapsi.al 9 January 2019
Mbyllet restoranti nudo në Paris, nuk ka njerëz

Restoranti i parë nudist në kryeqytetin francez është detyruar të mbyllet, sepse nuk po mundet të ulë mjaftueshëm të ndenjura në tavolinat e tij.

“O’Naturel” do të ulë qepenin, duke i dhënë fund darkimit nudo në Paris në shkurt, pas më shumë se një viti, pavarësisht vlerësimeve të atyre, që e frekuentuan atë duke hequr rrobat, për të shijuar një karavidhe apo një pjatë me kërmij.

Për të evituar sikletin financiar, binjakët Mike dhe Stephane Saada thonë se duhet të mbyllin dyert.

“Ose tani, ose kurrë. Ata që duan të përjetojnë një darkë të fundit nudo, në Paris, duhet të nxitojnë”, shkruajnë pronarët në faqen e tyre në Facebook.

Restoranti në lindje të Parisit u hap pas një fushate publicitare në nëntor të vitit 2017. Rrobat, kur hyn atje, duhet të lihen në paradhomë, bashkë me telefonat celularë, për të parandaluar kështu që t’iu bëhen foto vjedhurazi klientëve të tjerë.

Klientëve gjithsesi u ofrohen shapka, edhe pse femrat, që përbëjnë rreth 40 për qind të klientelës, mund të mbajnë veshur këpucët me taka.

Të këshilluara

Kulture e Cardi B sëmurë rëndë nga...

Ndërsa karriera e Cardit ka arritur majat, jeta e saj personale nuk është kaq rozë. Gjërat duket se nuk po shkojnë aspak mirë për reperen e famshme e cila pas t...

11:01

Si reagoj Majk ndaj ngacmimeve të Skivit

Prej disa ditësh vazhdon situata e tensionuar midis reperave të kompanisë muzikore “Babastars”. Gjendja e krijuar ka sjellë një pikëpyetje të madhe për vazhdimë...

10:13

Samuel L. Jackson sulmon rëndë Donald Trump

Aktori Amerikan Samuel L. Jackson ka sulmuar rëndë presidentin e SHBA-së Donald Trump. Atë shpesh e kemi parë në filma teksa shqipton fjalën “motherfucker” dhe ...

19:12

Meghan Markle, rikthim në aktrim

Dukesha e Sussex së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë dhe po përgatitet për të marrë detyra të mëdha mbretërore që tani. Këto detyra sigurisht që kanë t...

17:14

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI