Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Studentët mblidhen te ekonomiku, ndërhyn policia (FOTO)

Lapsi.al 9 January 2019
Studentët mblidhen te ekonomiku, ndërhyn policia (FOTO)

Në ambientet e fakulteteve vazhdojnë diskutimet në lidhje me vijueshmërinë e protestës dhe formën e saj. Por studentët thonë se policia e shtetit pa asnjë leje dhe mandat ka hyrë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Forcat e rendit kanë kërkuar informacion se për sa kohë studentët do të rrinë në fakultet. Sipas studentëve në asnjë rregullore nuk përcaktohet orari i qëndrimit të studentit në fakultet.

“A mos pushteti po lëviz për të penguar organizimin studentor? A po i frikësohen idesë së ngujimit në fakultete, si formë radikalizimi të protestës studentore, pasi presioni ndaj KM do jetë më i madh këtë herë?” - thuhet në reagimin e studentëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI