Flash

Lajm eksploziv nga Spanja: "Perez ka zgjedhur Allegri për Real Madrid"

Lapsi.al 9 January 2019
Lajm eksploziv nga Spanja: "Perez ka zgjedhur Allegri për Real

Nga Spanja ka ardhur një lajm i jashtëzakonshëm që mund të trondisë merkaton, me efekt domino, gjithnjë nëse ndodh. Sipas "El Chiringuito Tv", program shumë pranë cështjeve që kanë të bëjnë me Real Madrid, Massimiliano Allegri është zgjedhur nga Florentino Perez për pankinën e blancos për sezonin e ardhshëm. Pas refuzimit të marrë në verë nga tekniku bardhezi, kreu i merengues është gati për një tjetër sulm.

Real nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Allegri dhe ky nuk është lajm i mirë për Juventus. Janë të bindur në Spanjë që bazohen në një qartësi: Max i pëlqen shumë presidentit të Real. "Është Allegri trajneri që Perez kërkon në Madrid për verën e ardhshme - ka shpjeguar Eduardo Inda, duke dhënë lajmin më të rëndësishëm të merkatos - . Eshtë një trajner që e ka kërkuar personalisht verën e kaluar dhe që atëherë nuk e ka hequr nga mendja".

Deklarata që vetëm sa konfirmojnë ato që kishte përmendur më parë edhe "Ok Diario", sipas të cilëve Real kishte hequr dorë nga Pochettino, duke e konsideruar të paarritshëm, për të nisur sulmin mbi Allegri, të cilin e konsideron në majë të karrierës, pas shumë suksesesh në pankinën e Juventus.

Në skadencë në 2020 me bardhezinjtë, Allegri këtë vit do të synojë përsëri Champions me CR7 e nëse do ta arrinte objektivin e madh mund të vendoste ti jepte fund karrierës në Torino me dhuratën e duhur e me biletën fituese për të shkuar në Madrid.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI