Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kërkonte rryshfet dhe favore seksuale, procedohet gjyqtari i Fierit

Lapsi.al 9 January 2019
Kërkonte rryshfet dhe favore seksuale, procedohet gjyqtari i Fierit

Pas publikimit të videos në programin "Stop", ku një gjyqtar në Fier i kërkonte një nëne të divorcuar rryshfet si dhe marrëdhënie seksuale me qëllimin që t'i jepte në këmbim kujdestarinë e fëmijës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka njoftuar ditën e sotme nisjen e procedimit penal ndaj tij. Të përfshirë në këtë situatë janë edhe psikologia Elona Meçani, e cila bënte rolin e sekseres si dhe disa gjyqtarë të tjerë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, duke u nisur nga pamjet filmike të transmetuara në datën 08.01.2019 në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”, kryesisht, ka regjistruar procedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI