Flash

Inter e Icardi drejt fundit: gjobë maksimale nga klubi, ndërsa Wanda kërcënon me rinovimin

Lapsi.al 9 January 2019
Inter e Icardi drejt fundit: gjobë maksimale nga klubi, ndërsa Wanda
Qendrimi i Mauro Icardit tek Inter dukej të ishte vetëm çështje detajesh, por situata është përkeqësuar dhe palët janë gjithnjë e më larg. Wanda Nara është rikthyer në Milano nga Argjentina, ku ka kaluar pushimet me qendërsulmuesin zikaltër e menjëherë ka postuar në profilin e saj në Instagram një frazë të Charles Bukoëski: “Zakonisht pranoj pa probleme fjalët e të gjithëve dhe pa probleme i anashkaloj”. Citim që vjen në një periudhë kur emri i saj dhe ai i Icardi është përmendur shpesh: ekspozim mediatik që ka irrituar disa herë Inter në javët e fundit.
Nuk shërbeu për të qetësuar shpirtrat fluturimi i anulluar nga Buenos Aires, sidomos kur më parë Tyc Sports, tv argjentinas, ka hedhur dyshimet tek thyerja e bisedimeve për rinovimin. Vetë agjentja e lojtarit Wanda, ka shpjeguar për As: "Ka shumë klube të rëndësishme të interesuar për Mauro e jemi larg për të arritur një akord me Inter. Shifrat për të cilat flitet nuk janë të vërteta e nuk kemi marrë ende një propozim të kënaqshëm nga klubi. Nuk e mohojmë që mund të arrihet një akord, pòr jemi larg. Nuk ka kuptim të rinovohet për të njëjtën shifër që Mauro fiton aktualisht". Kontrata e Icardi përfundon në 2021: Wanda kërkon një pagesë prej 8 milionë, Inter është gati të arsyetojë për 7 milionë përfshirë bonuset. Për tu diskutuar është edhe klauzola e zgjidhjes së kontratës prej110 milionë, që Inter kërkon ta eleminojë nga akordi i ri deri në 2023, por për momentin llogoret janë të ndara, përkeqësuar ndoshta edhe nga reagim i hekurt i klubit me gjobën maksimale për Icardi: 100 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI