Flash

Humbja me Basaksehir konfirmon stafetën Reginaldo-Shkurtaj

Lapsi.al 9 January 2019
Humbja me Basaksehir konfirmon stafetën Reginaldo-Shkurtaj

Miqësorja e parë në fazën përgatitore të Kukësit rezultoi një provë e rëndësishme për Armando Cungun, që vërtetë ka dalë i mundur, por formacioni i tij i ka performuar si i barabartë me kryesuesit e kampionatit turk Basaksehir. Ajo që u kuptua në këtë miqësore është se tekniku shkodran do të vazhdojë të luajë me një sulmues: minuta edhe për Shkurtaj në pjesën e dytë, por rrokadën e bëri me Reginaldon.

Ndoshta kundërshtari tepër i fortë për të luajtur me dy sulmues, por fakti që dy qendrat në dispozicion të Cungut zëvendësuan njëri tjetrin, tregon se shkodrani do të vazhdojë të luajë me një sulmues të vetëm e në këtë rast ai që duhet të hedhë sytë nga pankina është mozambikasi.

Dihej që do të ishte e vështirë kundër një skuadre që po dominon kampionatin në Turqi, por Blutë edhe me Rrocën në fushë nga minuta e parë, treguan karakter dhe cilësi, duke konfirmuar kandidaturën për titullin kampion. Pavarësisht se ka bërë një ndeshje në mbrojtje, ashtu si ishte edhe normale, verilindorët janë ndëshkuar në minutën e 28 me golin e Riad Bajic, që kaloi në avantazh Basaksehir. Tentativat më të rëndësishme për skuadrën e Cungut vijnë nga shfrytëzimi i goditjeve standarte, por të bllokosh një skuadër me kualitet si Basaksehir është e vështirë dhe pavarësisht se Shameti e Krasniqi u munduan shumë, nuk e shmangën dot kapitullimin në minutën e 61'.

Alexandru Epureanu dyfishoi shifrat dhe në fakt goli i rumunit e bëri të pamundur kthesën e kuksianëve. Ndoshta ishte vetëm statistikor, por goli i shënuar nga Arbër Cyrbja në minutën e 79' i dha më shumë besim skuadrës në potencialet që zotëron, duke qartësuar edhe më shumë Cungun në mënyrën sit ë marrë më shumë në 11-shja e tij, gjë që do të reflektohet natyrisht që në miqësoren e 11 janarit kundër rusëve të Rostov…

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI