Flash

ARRSH tregon situatën e akseve rrugore kryesore, pas ngricës dhe borës së rënë në vend

Lapsi.al 9 January 2019
ARRSH tregon situatën e akseve rrugore kryesore, pas ngricës dhe

Në disa akse rrugore në vend janë shkaktuar probleme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Autoriteti Rrugor shqiptar përmes një raporti tregon se si është gjëndja në disa nga akset kryesore të vendit.

Më poshtë raporti i ARRSH:

Kontraktoret kanë bërë pastrimin dhe trajtimin me kripë të gjithë segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir në akset Kukes – Bushtricë dhe Kukës – Ura e Zapodit, Qafë Laç – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razem.

Ne segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqizë – Peshkopi aktualisht lëvizja e mjeteve kryhet pa zinxhirë, por rekomandojmë përdorimin e zinxhirëve dhe gomave të borës pasi reshjet po intensifikohen.

Ne rruge Ura e Cerenecit – Stëblevë, po punohet me borëpastruese dhe fadroma per pastrimin e rrugës dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në pjesën fundore.

Ne segmentet e meposhtme qarkullimi kryhet me zinxhirë:Qafe Mali – Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafe Qele – Puke – Fushe Arrez – Kukes, Shkoder – Hani i Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllate. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.

Ne Rajonin Qendror Tirane: Gjate nates dhe tani , ka rreshje shiu dhe bore. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripe. Segmenti Qafë Priske – Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhire. Rreshje te dobeta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht per pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Ne Librazhd – Qafe Thane, ka patur rreshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Ne Qarqet Korçë dhe Gjirokaster ka reshje me intensitet të lartë. Në akset e Korçës trashesia e bores shkon rreth 20 cm. Ne akset e Dardhes, Voskopojes, Korce – Qafe Qarri – Erseke, Liqenas – Dogana Gorice, qarkullohen me zinxhire. Aksi Kryesor Qafe Thane – Pogradec – Korçë – Kapshticë, qarkullohet me zinxhirë.

Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafe Dushk dhe Sevaster – Kalivac, Permet – Carshove, Ura e Leklit – Kelcyre , Jorgucat – Muzine – Syri i Kalter, Gjirokaster-Tepelene dhe Gjirokaster Kakavije, qarkullohet vetem me zinxhire. Rruga Dukat – Llogara – Sarande eshte e hapur dhe qarkullohet pa zinxhire.

Sipas parashikimit meteorologjik moti do të përkeqësohet. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI