Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ambasadori i BE: Dua të takoj ministrin Lleshaj, operacioni “Forca e ligjit” duhet të vazhdojë

Lapsi.al 9 January 2019
Ambasadori i BE: Dua të takoj ministrin Lleshaj, operacioni “Forca e

Bashkimi Europian i ka drejtuar sytë nga SPAK. Struktura e posaçme kundër korrupsionit do të realizojë atë që ndërkombëtarët me forcë kanë kërkuar prej vitesh, vënia pas hekurave e zyrtarëve të lartë të inkriminuar. E tillë është pritshëmria edhe e ambasadorit të unionit ne Tiranë, Luigi Soreca. Në një intervistë për A2CNN ambasadori i BE, vlerëson maksimalisht operacionin forca e ligjit, i iniciuar nga Fatmir Xhafaj, por rezultate të ngjashme kërkon edhe nga Lleshaj.

“Korrupsioni duhet luftuar në çdo nivel, edhe në nivel politik, prandaj ne presim që SPAK-u, pasi të krijohet, të nisë hetimet në çdo sektor të shoqërisë, përfshirë nivelin politik. Dhe ne presim që ky hetim të pasohet me ndjekje penale dhe dënime. Kjo është vendimtare. Pse është vendimtare? Sepse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një përparësi kyçe për Shqipërinë dhe për Bashkimin Evropian. Dhe lufta lundër krimit të organizuar është po aq e rëndësishme sa dhe lufta kundër korrupsionit.

Shqipëria dhe Ministria e Brendshme në vjeshtën e vitit 2018 iu nënshtruan operacioneve shumë të rëndësishme për zbatimin e ligjit kundër krimit të organizuar. Grupi i punës “Forca e Ligjit” ishte shumë efektiv dhe ne presim që kjo të vazhdojë. Dhe unë pres me padurim ta takoj sërish ministrin Lleshaj sa më parë për të diskutuar si ta vazhdojmë këtë punë edhe kundër krimit të organizuar” – thotë Soreca. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI