Flash

Aksident i rëndë në Lushnje, ndërron jetë një person

Lapsi.al 9 January 2019
Aksident i rëndë në Lushnje, ndërron jetë një

Një makinë duke ecur ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga autostrada në Lushnje. Makina e tipit BMW X5 po ecte me një shpejtësi që i kalonte normat e qarkullimit. Si rrjedhojë, prej këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa i pajetë ka mbetur një person.

Viktima Mirela Sakolli 42 vjeçe dhe dy të plagosurit Majlinda dhe Bato Salia, 50, dhe 52 vjeç ishin të gjithë nga Berati. Ata po ktheheshin në qytetin e Beratit, pasi gruaja e plagosur kishte mbaruar një vizitë mjekësore në Tiranë.

Nga informacionet e policisë, për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështisë, mjeti  ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar qindra metra brenda tokave bujqësore.

Mjeti është rrotulluar disa herë dhe një nga gratë ka ndërruar jetë menjëherë pasi ka thyer qafën. Dy të plagosurit janë duke u mjekuar në spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI