Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vettingu, shkarkohet edhe kreu i Gjykatës së Shkodrës: I përfshirë në afera korruptive

Lapsi.al 8 January 2019
Vettingu, shkarkohet edhe kreu i Gjykatës së Shkodrës: I

Pas kreu të Gjykatës së Sarandës dhe kreu i Gjykatës së Shkodrës është shkarkuar nga komisioni i vettingut.  Trupa e komisionerëve e përbërë nga Fildes Shuli, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia, morën vendim për të nxjerr jashtë sistemit të drejtësisë Arben Zefin. Raporti i ILDKPKI-së, ndërkohë, thotë se ka deklarim të saktë, burime financiare të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rremë. Por në deklaratat e vettingut nuk është dhënë vlera e mjeteve të disponuara prej tij. Gjithashtu, subjekti nuk ka deklaruar dhënien e shumës prej 50 mijë eurosh një shoqërie dhe përfitimin e pasurive të paluajtshme prej saj.

KPK konstaton se subjekti ka deklarim të pamjaftueshëm lidhur me shoqërinë tregtare SMO. Ai ka qenë në konflikt interesi, pasi ka shqyrtuar një padi të shoqërisë SMO teksa ishte në marrëdhënie kontraktore me të. KPK ka verifikuar gjithashtu se subjekti Arben Zefi ka kontakte të papërshtatshme dhe është përfshirë në afera korruptive.

Edhe raporti i DSIK-së thotë se disponohen të dhënat ku subjekti përfshihet në korrupsion pasiv si gjyqtar në disa procese në Shkodër, si dhe ka kontakte me persona të papërshtatshëm. Ai dyshohet se është përfshirë në përpjekjen e lirimit të një personi kundrejt një shume financiare. DSIK-ja vlerëson në fund se ai është i papërshtatshëm për sistemin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI